Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk do të mundin më i bindë serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Gjuriq: Porositë e Bajdenit lidhur me AKS-në trimëruese për Serbinë

Zyrtari i Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se porositë,  të cilat ua  ka dhënë autoriteteve të Prishtinës, Xho Bajden, lidhur me formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, janë trimëruese, për Serbinë. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Gjuriq ka theksuar se tashmë nga Prishtina priten më shumë vepra sesa fjalë, kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit. Mendoj që në periudhën e ardhshme, kjo është shumë e rëndësishme për drejtpeshimin e zbatimit të marrëveshjes dhe për përparimin e mëtejmë të normalizimit. Madje, mund të them se kushti, pa të cilin nuk mund të shënohet përparim i marrëdhënieve, është zbatimi i marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe, ka theksuar Gjuriq, ndërkohë që disa zyrtarë në Prishtinë janë zotuar se nuk do të ketë AKS, pa largimin e strukturave paralele në Veriun e vendit, të cilin e mban të bllokuar Beogradi zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …