Brickos

Visar Ymeri

Thaçi po dëshiron që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se Thaçi po dëshiron që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës,  ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi, kur kjo çështje të vihet për votim në seancën e 1 shtatorit në Kuvend. Natyrisht që mafiozët si puna e Thaçit nuk dinë ndryshe të kryejnë punë, pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit. Edhe  po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbron me kaq zell këtë marrëveshje, është i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë, lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë ka shkruar mes tjerash Ymeri në reagimin e tij pas thirrjes publike të Thaçit, drejtuar deputetëve për votimin e vijes së kufirit me Malin e Zi, edhe pse Kosova humb më shumë se 8.000 hektarë tokë.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interes

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e …