Banka e Shqipërisë ia kushton kalendarin e 2018-ës, heroit kombëtar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Banka e Shqipërisë ia kushton kalendarin e 2018-ës, heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

28 Nëntori 2017 shënoi çeljen e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, vit i cili do të kremtojë veprën e heroit deri më 28 Nëntor 2018. Shqipëria përkujton heroin kombëtar, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, atë që më shumë se kushdo mishëron përpjekjen për mbrojtjen e lirisë dhe të mëvetësisë së vendit. Si një vlerësim ndaj veprës së Heroit tonë Kombëtar, Banka e Shqipërisë ia kushton kalendarin e vitit 2018, figurës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe pranisë së tij në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare. Ai është natyrshëm personaliteti më i hasur në emetimet shqiptare, duke e shoqëruar monedhën kombëtare në rrugëtimin e saj thuajse 100-vjeçar. Faqja e muajit janar paraqet bustin e Heroit Kombëtar me përkrenare, në profil djathtas, detaj i marrë nga monedha 20 Franga Ari, emetim i vitit 1926.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …