Banorët e fshatit Nikaj të Kaçanikut sot protestojnë tek pika e kyçjes në magjistralen Prishtinë-Kaçanik

Banorët e fshatit Nikaj të Kaçanikut sot protestojnë tek pika e kyçjes në magjistralen Prishtinë-Kaçanik

Banorët e fshatit Nikaj të Kaçanikut kanë dal në rrugë që përmes protestës ata kërkojnë një rrugë alternative pasi që ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit e ka ndarë fshatin në dyshë.Banorët thonë se nuk do të lirojnë rrugën derisa të dal dikur nga ministria e Infrastrukturës dhe të bisedoj me ta. Ata po kërkojnë ndërtimin e një rruge alternative pasi që rruga që kanë përdorur është mbyllur nga ndërtimi i autostradës Prishtinë- Hani i Elezit. Kryetari i Kaqanikut, Besim Ilazi iu ka bashkuar protestës së qytetarëve dhe ka thënë se ata kanë të drejtë legjitime të kërkojnë zgjidhje për ndërtimin e një rruge alternative

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …