Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se ka shpallur 300 artikuj për tenderim nga Lista Esenciale e Barnave

Barnat e importuara më parë nga Serbia e BeH thuaja se janë zëvendësuar tërësisht me barna nga vende tjera

Barnat e importuara më parë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina thuaja se janë zëvendësuar tërësisht me barna nga vende tjera. Zëvendësimin e këtyre barnave ndërlidhet me taksën 100 për qind të cilën Qeveria e Kosovës u ka vënë të gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina afër një vit më parë. Barnat e importuara nga këto dy shtete janë zëvendësuar me barna të vendeve të Bashkimit Evriopian por edhe me ato që prodhohen nga kompanitë farmaceutike të Kosovës. Autoritet e fushës së farmakologjisë por edhe pacientët kanë deklaruar se barnat vendore dhe ato që importohen nga vendet e Bashkimit Evropian përveç që kanë efekte të njëjta disa pej tyre kanë edhe çmim më të ultë.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Evropa udhëtojnë për protestën mbarëkombëtare në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe vendet e tjera të Evropës kanë udhëtuar për të marrë …