Barometri Ballkanik: Kosova e para në rajon për  braktisjen e vendlindjes nga qytetarët e saj, e dyta Shqipëria

Barometri Ballkanik, duke ofruar shifra sa i takon emigracionit, mbështetur në  një anketë publike ka nxjerrë përfundime se , 16% e qytetarëve në Shqipëri kanë bërë plan për të emigruar dhe po ashtu edhe 20% e shqiptarëve në Kosovë e kanë një plan të tillë. Kështu bën me dije publikimi, i cili mbështetet në anketimet e kryera gjatë vitit 2024, sa i takon të gjithë rajonit. Në bazë të të dhënave të publikuara, Kosova është në situatën më kritike, pasi 20% e qytetarëve atje kanë bërë një plan emigrimi. Kështu, duke reflektuar se emigracioni masiv vijon të jetë problematik. Shqipëria ndërkaq paraqitet në kuotën e 16% dhe e ndan të njëjtën pozitë me Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet shfaqin shifra të larta dëshire dhe planesh për emigracion nga qytetarët e tyre dhe qëndrojnë mbi mesataren rajonale, e cila është 13%. Mali i Zi ndërkaq ndalet në një shifër prej 12% të qytetarëve, të cilët kanë kryer plane emigracioni nga vendi. Ndërsa, me më së pakti nga rajoni, shihen Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia. E para, me 8% të qytetarëve, që kanë plan të ikin dhe e dyta, me 6%, duke pasur edhe primatin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …