Bashkëshortja e ish-policit të arrestuar në Serbi: Institucionet heshtin, po luftoj e vetme

Arieta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që po mbahet në paraburgim në Serbi, ka reaguar publikisht përmes një letre drejtuar institucioneve të Kosovës. Ajo ka shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen për mungesën totale të reagimit institucional. “Kam dërguar letra, kërkesa, lutje në presidencë, kryeministri, ministri – por askush nuk më është përgjigjur”, ka theksuar Spahiu. Në letrën e saj, ajo bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar drejtësi për bashkëshortin e saj, të cilin e konsideron të pafajshëm. Spahiu u arrestua një muaj më parë në Suboticë të Serbisë, ndërsa familja thotë se po përballet me këtë situatë të rëndë në heshtje të plotë nga shteti i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …