Dje është nisur grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do të kryejnë Haxhin. Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ata kanë arritur shëndoshë e mirë në Mekë. Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel. Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se fluturimet e tjera do të bëhen sipas orarit të paraparë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
