Bashkim Ramosaj

Bashkim Ramosaj: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë në menaxhim komunën e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është vërtetuar  se uji i pijshëm ka pasur baktere. Ramosaj ka treguar se deri më tani 1392 qytetarë janë helmuar si pasojë e ujit të pijshëm. Ai ka theksuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë në menaxhim komunën e Deçanit për menaxhimin e ujërave. Kompania do të jetë kompani komunale, e cila do të këtë adresim, një kompani që do të ketë në dispozicion edhe taksat e qytetarëve të Deçanit, një kompani me standarde më të larta që do t’i plotësojë kriteret sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm dhe në aspektin e furnizimit me ujë 24 orë, shtatë ditë në javë”, ka thënë Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …