leoni

Bashkim Smakaj: Sulmi kundër Policisë të Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një operacion i planifikuar gjatë

Ish-kryesuesi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se sulmi kundër  Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një operacion i planifikuar gjatë. Ai tha  se ky grup i armatosur është munduar që ta fus një element të rrezikshëm që shteti i Serbisë e përdorë vazhdimisht në arenën ndërkombëtare, e që sipas tij është kisha ortodokse serbe. Ky është një operacion konkret i planifikuar. Gjitha veprimet që i kemi parë bëjnë të kuptojmë që ky është një operacion i planifikuar gjatë, nuk është një operacion i rastit. Veprimi dhe sulmi ndaj uniformave është i përzgjedhur, vendosja e barrikadave dhe koha e vendosjes është ka qenë shumë e qartë se konfrontimi do të jetë me zyrtarë të shtetit dhe më pas strehimi në manastir, ishte  një reagim jashtë kontrollit, saktësoi, Bashkim  Smakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses janë presion politik mbi drejtësinë

Analisti politik Blerim Canaj ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe …