Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e Ligjit për largimin e kazinove dhe bastoreve nga institucionet arsimore

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e Ligjit për largimin e kazinove dhe bastoreve nga institucionet arsimore. BDI me shqetësim ka ndjekur gjithë debatin dhe fushatën kundër Ligjit për lojëra të fatit dhe në mbrojtje të monopolit të dyshimtë në këtë industri. Fushata obstrukcioniste, bllokuese, shpifëse, negative dhe ofenduese nuk kaloi.

Ligji për largimin e kazinove dhe bastoreve parasheh:

– Largimin e bastoreve dhe kazinove 500 metra nga institucionet arsimore,

-Mbron dhe ndalon të miturit nga përfshirja në lojërat e fatit,

– Rrit të ardhurat në buxhet, nëpërmjet rritjes së tatimeve dhe çmimit të licencave, me të cilat ndihmohen kultura, sporti, mediat.

Largimi i kazinove dhe bastoreve si dhe demonopolizimi i industrisë janë politikë dhe program i Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe Qeverisë i miratuar në Kuvend.

Bashkimi Demokratik për Integrim është përcaktuar të vijojë demonopolizimin e çdo industrie dhe të veprojë në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …