Ka dështuar në mungesë të kuorumit themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë

Ka dështuar në mungesë të kuorumit  themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se si deputetë parashtrues të kërkesës për themelimin e këtij komisioni, konsiderojnë se ashtu sikur siç nuk ka qenë rastësi sulmi ndaj këtij institucioni, po ashtu nuk janë rastësi ngjarjet dhe zhvillimet rreth e mbi këtë institut edhe gjatë kësaj kohe dhe mandatit qeverisës”. Ajo konsideron se tanimë dyshimet janë më të mëdha se pushteti aktual për qëllime të caktuara e ka kthyer IML-në në cak të sulmeve dhe në instrument politik. Deputetja Blerta Deliu shtoi se Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të hetojë edhe përgjegjësinë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë se si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari, mbikëqyrja dhe niveli i sigurisë në këtë institut të mbetet kaq i ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …