Shefja e Zyrës e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u kanë bërë thirrje të martën edhe një herë deputetëve ta ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ata kanë bërë me dije se është çasti i fundit të miratohet demarkacioni, në mënyrë që Kosova t’i zë afatet e nevojshme për heqjen e vizave brenda vitit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
