Bashkimi Evropian nuk mund t’i garantojë askujt asgjë. Çdo gjë varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim. Kështu është dhënë sot përgjigja nga Brukseli lidhur me kërkesën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim me Kosovën ai do garancinë se Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian. Në përgjigjen që lidhur me këtë e ka kërkuar gazeta e Beogradit “danas”, BE ka thënë se sa më parë që Serbia i normalizon marrëdhëniet me Kosovën dhe me kusht që ta zbatojë marrëveshjen, aq më shumë shtohen gjasat që BE ta marrë vendimin politik për anëtarësimin e saj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
