Bashkimi Evropian po kërkon që transformimi i FSK-së të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Bashkimi Evropian po kërkon që transformimi i FSK-së të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë kanë thënë se transformimi i FSK-së duhet të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe po ashtu duke i marrë parasysh shqetësimet e të gjitha komuniteteve në vend. Kuvendi javën e kaluar i ka miratuar në parim tri projektligjet për transformimin e FSK-së, të cilat i kanë kundërshtuar vetëm deputetët e Listës Serbe. Bashkimi Evropian po kërkon që transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke marrë parasysh interesat e shqetësimet e të gjitha komuniteteve në vend dhe jo siç ka kaluar në leximin e parë në Kuvend pa pëlqimin e Listës Serbe. Zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë deklaruar gazetës se mbështesin një proces gjithëpërfshirës, i cili çon në miratimin e legjislacionit për transformimin e FSK-së. “BE-ja mbetet plotësisht e angazhuar për zhvillimin dhe për prosperitetin e Kosovës si pjesë integrale e agjendës së saj për Ballkanin Perëndimor. BE-ja ka kërkuar gjithmonë një proces gjithëpërfshirës që çon në miratimin e legjislacionit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke marrë parasysh interesat e shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe të gjithë partnerët, entitetet dhe organizatat relevante”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …