Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, Basri Lenjani, ka deklaruar për mediet se në këtë klinikën në ditët e para të janarit ndihmë kanë kërkuar 1 500 pacientë. “Për fat të mirë deri më tani, si pasojë e sëmundjeve infektive, nuk ka pasur as një të vdekur. Por të ftohtit e këtyre ditëve ka shtuar dukshëm numrin e pacientëve. Nga qershori ka filluar ndërtimi i një objekti për Klinikën e Emergjencës, që pritet të lëshohet në punë në vitin 2018 që do të ndihmojë shumë në punën tonë. Klinika e Emergjencës ka numrin më të lartë të klientëve dhe është e mbingarkuar, ka thënë mes tjerash, drejtori Basri Lenjani.
