BDI-ja sot në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, organizon Konventën promovuese për zgjedhjet vendore 2017

BDI: Bujar Osmani kandidati i parë zyrtar për kryetar të Maqedonisë së Veriut me mbi 10.000 nënshkrime

 Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin se kandidati ynë për President të vendit ka grumbulluar mbi 10 mijë  nënshkrimet e nevojshme për konfirmimin e kandidaturës.  Shprehim mirënjohje të thellë ndaj çdo qytetari që vendosi nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për Presidentin e parë shqiptar. Procesi do të vazhdojë të jetë i hapur që çdokush që ka dëshirë të shprehë përkrahjen për kandidaturën më gjithëpërfshirëse, atë të Dr. Bujar Osmanit.  Bashkë le t’i prijmë referendumit më të rëndësishëm të kohës për të miratuar ndryshimet kushtetuese për përzgjedhjen e Presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit dhe për të miratuar amandamentet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të vazhdojmë rrugën e integrimit europian.   Le ti themi bashkë JO Rusisë, PO Europës!

Kontrolloni gjithashtu

Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Sot është 7 vjetori i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

7 vite më parë (14 dhjetor 2018) , me 106 vota Pro dhe një Abstenim, …