Emmanuel Macron: Dërgimi i trupave perëndimore në terren, në Ukrainë, nuk përjashtohet në të ardhmen

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron tha të hënën se dërgimi i trupave perëndimore në terren në Ukrainë,  nuk përjashtohet në të ardhmen pasi çështja u debatua në një mbledhje të liderëve evropianë në Paris, ndërsa pushtimi në shkallë të plotë të Rusisë po kalon në vitin e tretë. Sipas mediave,  Macron  theksoi se ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet në mënyrë që Rusia të mos e fitojë luftën” pas takimit të mbi 20 krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane dhe zyrtarëve të tjerë perëndimorë. Nuk ka konsensus sot për të dërguar trupa në terren në mënyrë zyrtare dhe të miratuar. Por për sa i përket dinamikës, asgjë nuk mund të përjashtohet, citohet të ketë deklaruar  kryetari francez, Macron në një konferencë shtypi në pallatin presidencial, Shanzë-Elize.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …