BDI: E dënojmë ashpër aktin e dhunës së paprecedent që ka ndodhur në qytetin e Tetovës

E dënojmë ashpër aktin e dhunës së paprecedent që ka ndodhur në qytetin e Tetovës, ku një grup më i madh personash, sipas deklaratave të viktimave të lënduara rëndë, ishin të nacionalitetit maqedonas dhe sulmuan disa të rinj shqiptarë adoleshentë. Ky është një akt barbar, i rrezikshëm dhe i papranueshëm, që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë në Tetovë dhe për marrëdhëniet ndëretnike në vend. Kërkojmë me urgjencë nga organet e rendit dhe drejtësisë që brenda orëve të ardhshme të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët e këtij sulmi. Çdo vonesë është e barabartë me nxitje të dhunës dhe dëm të sigurisë publike. U bëjmë thirrje të rinjve shqiptarë në Tetovë të mos bien pre e provokimeve dhe të mos bëhen pjesë e skenarëve të mundshme dhe të rrezikshëm që synojnë destabilizim dhe tension ndëretnik.
Njëkohësisht e themi qartë: heshtja institucionale dhe mosndëshkimi i autorëve vetëm sa i thellojnë dyshimet për këto skenare, dëshmojnë padrejtësinë dhe u japin krah dhunuesve. Kjo është hera e dytë brenda kësaj jave që të rinjtë shqiptarë sulmohen, më parë në Manastir dhe tani në Tetovë. Ky është një sinjal alarmi për të gjithë: shteti duhet të reagojë menjëherë, sepse dhuna nuk do të tolerohet kurrë!

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …