BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDI-në si organizatë politike.  Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj.   Gjatë muajit të kaluar, jemi përballur me kërcënime të shumta për jetët e deputetëve dhe eksponentëve tanë partiak, përveç shpifjeve të rreme të përditshme. Këto veprime janë përpjekje të qarta nga qeveria për të devijuar vëmendjen e publikut nga dështimet e saj katastrofike dhe për të frikësuar qytetarin shqiptar, i cili me të drejtë është i indinjuar nga degradimi i shpejtë i pozitës së tij që prej formimit të kësaj qeverie.

Eshtë një përpjekje e hapur për hakmarrje politike ndaj partisë që institucionalizoi dinjitetin e popullit shqiptarë në këtë vend dhe për të heshtur zërin e popullit shqiptar duke e rikthyer shtetin e kapur.  Është e qartë se qeveria me legjitimitet monoetnik tenton për të mbuluar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj duke sulmuar kundërshtarët politikë.  Qëndrojmë të vendosur dhe nuk do të trembemi nga këto taktika frikacake. BDI mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë të mos bijnë pre përmes këtyre veprimeve keqdashëse dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër masave shtypëse të kësaj qeverie.  I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe mediave e shoqëriaë civile të monitorojnë nga afër këto zhvillime dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj.   Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi, barazi dhe vendin e duhur të popullit shqiptar në shoqërinë tone dhe shtetin tone të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Jasharaj

Punëtorët publikë në rrezik, SBASHK paralajmëron krizë pagash për shkak të mosformimit të Qeverisë

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, paralajmëron se vonesat në formimin e Qeverisë dhe moskonstituimi i …