leoni

BDI; Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka treguar se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se t’i zbatojë urdhrat e kryeministrit

BDI njofton se ministri i  Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka thënë se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se t’i  zbatojë urdhrat e kryeministrit. Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë çerdhen vetëm pas një kritike publike të Kryeministrit, është një dëshmi e qartë se ai nuk është as ministër i fëmijëve dhe qytetarëve, por thjesht një vegël politike që nuk vepron për interesat e popullit, por për të plotësuar kërkesat e pronarit të tij. Kjo sjellje nuk është vetëm një problem personal i ministrit, por një problem  edhe i partisë që e ka emëruar atë. Ky ministër, a është i Besës, apo është vetëm  një instrument i kryeministrit, dhe jo i interesave të qytetarëve dhe fëmijëve. BESA, e cila pretendon të përfaqësojë interesat e qytetarëve, duhet të marrë përgjegjësinë për këtë situatë. A do të vazhdojnë të mbështesin një ministër që është vetëm një vegël e pushtetit të kryeministrit, apo do të shprehin qëndrim për këtë abuzim të autoritetit dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve?

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …