BDI: Që nga ardhja e VLEN-it në pushtet, për 100 ditë rrënuan e vazhdojnë të rrënojnë gjithë ato të arritura në sektorin e shëndetësisë

BDI: Që nga ardhja e VLEN-it në pushtet, për 100 ditë rrënuan e vazhdojnë të rrënojnë gjithë ato të arritura në sektorin e shëndetësisë

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes Konferencës për media ka njoftuar opinionin se si që nga ardhja e VLEN-it në pushtet e deri më sot, për 100 ditë rrënuan dhe vazhdojnë të rrënojnë gjithë ato të arritura në sektorin e shëndetësisë. Që nga fillimi më punë të kësaj Qeverie, me shqetësim të thellë jemi duke i vëzhguar nga afër ndryshimet që bëhen në sferën e shëndetësisë, të ekzekutuara nga VLEN.  Nga mungesa e legjitimitetit janë të detyruar të pranojnë nënçmimin dhe në të njëjtën kohë të cenojnë të drejtat e një populli të tërë. Ne me mund dhe sakrifice arritëm fillimisht të krijojmë kuadër shëndetësorë të të gjitha niveleve ( teknikë, motra medicinale, specialistë, doktorë shkence, profesor universitar), nga mundi i Shqiptarëve  ata gjetën shëndetësi me përfaqsim në të gjitha nivelet, udhëheqës në shumë institucione shëndetësore, kuadro të dëshmuar ndërkombëtarisht. Shqiptarët udhëhiqnin me mbi 50 institucione shëndetësore, deri në përfshirjen e tyre në qeveri, pa legjitimitet nga populli të cilët pa hezitim rrënuan dhe vazhdojnë të rrënojnë gjithë ato të arritura.

Kontrolloni gjithashtu

FSK pajiset me dronë të avancuar amerikanë “Puma RQ-20”: Thellohet bashkëpunimi strategjik Kosovë–ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar Forca …