Ahmeti: Kosova u çlirua fal gjakut të dëshmorëve dhe ndihmës së aleatëve

BDI shpreh indinjatë të thellë kundër deklaratës çnjerëzore të deputetit të Vlen-it në Kuvend, me fyerje drejtuar kryetarit, Ali Ahmeti

BDI shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës së paprecedentë dhe çnjerëzore të deputetit të Vlen-it në Kuvend, që përdori një retorikë fyese dhe të papranueshme ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.  Kjo gjuhë nuk është vetëm një degradim i debatit politik, por ka tronditur ndjenjat e shumë qytetarëve, të cilët dje shprehën me të drejtë neverinë dhe refuzimin e tyre për një sjellje të tillë. BDI i bën thirrje partisë Vlen të distancohet menjëherë dhe qartësisht nga kjo gjuhë e turpshme dhe të ndërpresë përdorimin e një retorike që shkel parimet e respektit dhe dinjitetit njerëzor.  Vazhdimi i heshtjes do të konsiderohet si një miratim i kësaj sjelljeje të papranueshme dhe një akt që minon dinjitetin e përfaqësimit politik të qytetarëve. Ne mbetemi të vendosur të ruajmë dinjitetin dhe vlerat e larta që duhet të përfaqësojë Kuvendi dhe të refuzojmë degradimin e debatit në nivele të tilla të ulëta.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …