BDI thotë se Burim Latifi lëre që e keqpërdorë detyrën zyrtare, por edhe gënjen paturpësisht

BDI thotë Burim Latifi lëre që e keqpërdorë detyrën zyrtare, por edhe gënjen paturpësisht. Është e papranueshme që drejtori i MEPSO-s të përpiqet të shmangë përgjegjësinë për një veprim të tillë skandaloz, duke ia hedhur fajin drejtimit të mëparshëm, kur ne kemi prova të qarta se ai vetë ka nënshkruar kontratën. Nuk bëhet fjalë vetëm për një akt të rëndë keqpërdorimi të fondeve publike – 150 euro për një lule është një shpenzim i tmerrshëm, që për shumë familje përfaqëson shpenzimet e një muaji të tërë jetese – por edhe për një përpjekje të paskrupullt për të mashtruar opinionin publik. Këta njerëz jo vetëm që bëjnë shpenzime të papërgjegjshme me paratë e qytetarëve, por gënjejnë për të mbuluar gjurmët e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …