BE ekspozon ngecjet e Kosovës: Mungesa e institucioneve po i kushton qindra milionë euro vendit

Deklarata e Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në samitin e Tiranës rihapi një të vërtetë të pakëndshme për Kosovën: vendi renditet ndër dy shtetet e Ballkanit Perëndimor që jo vetëm nuk kanë përparuar në reformat e Planit të Rritjes, por as nuk i kanë nisur ato. Përgjegjësia, sipas BE-së, është e qartë, mungesa e institucioneve funksionale dhe bllokada e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ky paralajmërim nuk është thjesht vërejtje teknike. Ekziston rreziku real që Kosova po humb kohë, para dhe besueshmëri në Bruksel. Plani i Rritjes, me vlerë 6 miliardë euro, është instrumenti më i rëndësishëm i BE-së për nxitjen e reformave dhe afrimin e rajonit me standardet evropiane. Në këtë garë, Kosova është futur e fundit, jo për shkak mungese kapaciteti, por për shkak të kushteve politike të krijuara brenda vetë vendit. Kras Kos se dy vendet me performancën më të dobët janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi kanë zbatuar deri në 50% të reformave të dakorduara. Në këtë kontrast, Kosova shfaqet si një vend i ngecur, që nuk po arrin të shfrytëzojë as mundësitë minimale që i ofrohen. Ironia është se Kosova, në teorinë e Planit të Rritjes, është përfituesja më e madhe për kokë banori, rreth 900 milionë euro. Por ky potencial rrezikon të mbetet vetëm në letër, ndërsa vendet fqinje avancojnë dhe tërheqin fonde të rëndësishme për reforma, investime dhe rritje ekonomike. Në një kohë kur rajoni po ecën me ritme të ndryshme drejt BE-së, Kosova rrezikon të mbetet vendi që humbi shansin më të madh financiar dhe politik të dekadës, për shkak të vetes.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Vjosa Osmani, e nxore sheshit që je nën urdhërat e Dejonës

Pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për caktimin e 28 dhjetorit si datë të zgjedhjeve …