BE dhe EULEX reagojnë ndaj sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese

Pas akuzave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca ndaj Gjykatës Kushtetuese, edhe Bashkimi Evropian ka reaguar duke kërkuar që politikanët të përmbahen nga ndërhyrjet në gjyqësor. Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha se pavarësia e gjyqësorit është parim themelor i sundimit të ligjit, ndërsa roli i Gjykatës Kushtetuese është të interpretojë dhe zbatojë Kushtetutën. Ai i bëri thirrje aktorëve politikë që të shmangin çdo formë presioni apo sulmi personal ndaj gjyqtarëve. Edhe shefi i misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, në një postim në rrjetin “X” theksoi se sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të papranueshme, duke kujtuar se pavarësia gjyqësore është gurthemel i sundimit të ligjit. Ndaj këtyre sulmeve ka reaguar edhe vetë Gjykata Kushtetuese, e cila i ka cilësuar ato të papranueshme. Reagimet erdhën pasi Kushtetuesja u sulmua publikisht në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran

Hisen Berisha: Kosova të mobilizohet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Një ndër komandantët e Betejës së Koshares dhe ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar …