Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut, organizatë e shpallur terroriste nga Amerika. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kërkoi një armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijës kufitare, duke e lidhur këtë me nevojën për paqe në Gaza. Në të njëjtën linjë, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, theksoi rëndësinë e një armëpushimi të menjëhershëm për të shmangur një luftë të plotë dhe për të garantuar sigurinë e civilëve izraelitë dhe libanezë. Ai bëri thirrje për zgjidhje politike që do të lejonin kthimin e të dy palëve në shtëpitë e tyre. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, e quajti përshkallëzimin e konfliktit “jo në interesin më të mirë” të Izraelit dhe shprehu besimin se ka ende hapësirë për zgjidhje diplomatike.
Kontrolloni gjithashtu
Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt
Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
