leoni

BE e zhgënjyer me Vetëvendosjen pas moscertifikimit të partive serbe

Bashkimi Evropian ka reaguar me zhgënjim ndaj procesit të certifikimit të partive politike për zgjedhjet lokale në Kosovë, duke kritikuar vendimin për moscertifikimin e dy subjekteve politike serbe dhe qëndrimin e mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë proces. Në një deklaratë të zëdhënësit të BE-së, thuhet: “BE-ja shpreh zhgënjim për moscertifikimin e dy partive politike serbe të Kosovës. Ne shprehim keqardhje për qëndrimin e marrë nga Vetëvendosje gjatë procesit të certifikimit.” Deklarata thekson se zgjedhjet duhet të jenë të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, dhe se përjashtimi i aktorëve politikë cenon parimin demokratik të përfaqësimit të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor. “Partitë që përmbushin kriteret ligjore duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe përfaqësuesit e tyre të zgjedhur të ushtrojnë funksionin në gjithë territorin e Kosovës,” – thuhet më tej në reagim. BE u ka bërë thirrje institucioneve kosovare që të garantojnë që i gjithë procesi – përfshirë edhe trajtimin e ankesave – të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe parimet e sundimit të ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …