BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

BE-ja, çështjen e Urës së Ibrit e vë në agjendën e bisedimeve të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali Kështu ka deklaruar se Brukseli po planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut. Edhe më herët, përfaqësues të BE-së janë deklaruan kundër hapjes së urës së Ibrit për qarkullim për automjete. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ditë më parë kishte thënë se miqtë e Kosovës. Bashkimi Evropian dhe Quint-i, kishin shkuar te kryeministri Albin Kurti për t’i thënë: “Mos e bëj këtë, mos bëj lëvizje të njëanshme, mos e hap urën”. Por ai duket i vendosur ta bëjë këtë. Prandaj thamë, ‘jo, sepse do të ketë efekte shumë negative’. Kërkojmë nga autoritetet të parandalojnë dhe shmangin hapat që do të çojnë në konfrontime dhe përshkallëzim më të madh, sepse i lëndon njerëzit në terren dhe ju dhemb edhe juve, sepse Kosova është nën masat e BE-së dhe nën disa masa të ShBA-së për shkak të ndërmarrjes së përsëritur dhe të provuar të lëvizjeve që çojnë në përshkallëzim. Nuk i ndihmon askujt, përkundrazi, ndikon shumë negativisht te një numër i madh njerëzish”,  kishte thënë, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …