Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

BE-ja, Gjermania dhe Franca u deklaruan kundër Ligjit për KPK-në dhe KPM-në

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Sunyog, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa i marrë parasysh rekomandimet e dhëna nga ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtarë. Szunyogu ka thënë se Kuvendi ka humbur mundësinë për t’i pasur dy ligje të mira, atë për KPK-në dhe KPM-në, por  kjo gjë dështoi në inkorporimin e plotë  të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Në fund të fundit, ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ato kanë të bëjnë me sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve. Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t’i trajtojë këto shqetësime kryesore dhe të përafrohet me standardet e BE-së dhe standardet evropiane”, ka shkruar Szunyog.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …