BE-ja kërkon formimin urgjent të institucioneve në Kosovë për përfitime nga plani për rritje

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë të formojnë sa më parë institucionet e reja, për të zbatuar reformat evropiane dhe për të përfituar nga fondet e Planit Evropian për Rritje. Ajo theksoi se nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjeve relevante duhet të jetë prioritet për qeverinë dhe kuvendin e ardhshëm. Në prag të votimit të një rezolute të re në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras, autor i saj dhe raportues për Kosovën, kërkoi heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato të padrejta dhe pengesë për zhvillimin evropian të vendit. Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat për BE dhe mbështet anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s. Dokumenti thekson gjithashtu nevojën për përfundimin e dialogut me Serbinë me njohje të ndërsjellë, si dhe kërkon drejtësi për autorët e sulmit në Banjskë dhe përgjegjësi nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …