leoni

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën: Po minon orientimin drejt Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ka kritikuar ashpër Serbinë për vendimin që të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me Kinën, duke e konsideruar këtë veprim si të papajtueshëm me qëndrimet e politikës së jashtme të BE-së. Kjo është hera e parë që ushtria serbe zhvillon një stërvitje të tillë me Forcat e Armatosura të Kinës, duke u bërë vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në BE që ndërmerr një hap të tillë. Stërvitja e përbashkët, e quajtur “Rojtari i Paqes 2025”, do të zhvillohet gjatë gjysmës së dytë të korrikut në provincën Hebei të Kinës, sipas njoftimit të Ministrisë kineze të Mbrojtjes. Serbia, ndonëse është vend ushtarakisht neutral dhe anëtare e programit të NATO-s “Partneriteti për Paqe”, është zotuar se prioriteti i saj strategjik mbetet integrimi në Bashkimin Evropian. Megjithatë, përkundër këtyre angazhimeve, Beogradi zyrtar vazhdon të balancojë marrëdhëniet e veta ndërkombëtare mes Perëndimit, Kinës dhe Rusisë. Serbia ka zhvilluar më parë stërvitje ushtarake me forca të vendeve të tjera, përfshirë ushtrinë e Egjiptit dhe Gardën Kombëtare të Ohajos, si pjesë e partneriteteve ekzistuese. Por bashkëpunimi me Kinën në këtë nivel konsiderohet i pazakontë dhe politikisht sensitiv, veçanërisht në kontekstin e përplasjeve të Perëndimit me Pekinin për çështje të sigurisë globale dhe përkrahjen ndaj Rusisë. ­­Stërvitja në Kinë vjen në një moment delikat gjeopolitik dhe pritet të ngrejë më tej tensionet mes Serbisë dhe Brukselit, në një kohë kur BE-ja kërkon nga vendet kandidate përafrim të plotë me politikat e saj të jashtme dhe të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova është lodhur, Kurti po e mban peng situatën në Kuvend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj vazhdimit të bllokadës …