leoni

BE-ja ndan 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën, mbështetje për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër

Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike, duke theksuar përkushtimin e tij për mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe energjisë së qëndrueshme në vend. Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës totale prej 75 milionë eurosh që BE-ja ka ofruar deri tani për sektorin energjetik të Kosovës. Kjo mbështetje ka sjellë rezultate konkrete:

  • Mbi 200,000 familje kanë përfituar ndihmë për pagesën e faturave të energjisë,
  • Janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi për të rritur efiçiencën energjetike,
  • 28 objekte banimi të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi,
  • Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji për kursimin e energjisë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçit kërkon në Apel rrëzimin e aktakuzës për pengim të drejtësisë

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar Gjykatës së Apelit në Hagë …