Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, i ka dërguar një mesazh të qartë Serbisë, duke thënë se në qoftë se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Kjo, do të thotë që BE-ja pret që Beogradi të harmonizojë politikën e saj me Brukselin dhe të vendosë sanksione ndaj Moskës. “Pajtueshmëria me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së është për shumë vende kandidate çështje e komplikuar dhe komplekse, dhe në rastin e Serbisë do të thotë nevoja për të miratuar sanksione kundër Rusisë”, citohet të ketë thënë Schieb.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
