BE kërkon etikë në përdorimin e IA dhe mbrojtje të grave në politikë në hapjen e DISICON 2025

Zëvendës shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, mori pjesë sot në hapjen e edicionit të nëntë të DISICON, ngjarje e organizuar nga NDI Kosova dhe partnerët ndërkombëtarë, e cila fokusohet në integritetin e informacionit në epokën dixhitale. Në fjalën e saj, Palotova theksoi angazhimin e BE-së për të adresuar sfidat e ngacmimeve online, deepfake-ve dhe trolling-ut që synojnë veçanërisht gratë në politikë. Ajo theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale në procese zgjedhore duhet të mbështetet në parime etike. Tema qendrore e këtij viti, “Zgjedhjet, IA dhe Etika”, u vlerësua si shumë e rëndësishme në kontekstin e rritjes së dezinformimit gjinor në rajon, i cili sipas saj ndikon në debatin publik dhe pjesëmarrjen politike të grave. BE-ja ka rikonfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me NDI Kosova dhe organizatat e tjera relevante për të ndërtuar një mjedis dixhital që mbron të drejtat, mbështet proceset demokratike dhe siguron që teknologjia të kontribuojë në fuqizimin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …