Zyrtarja e NATO takon komandantin e KFOR, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim zyrtaren e lartë të NATO, Blanca Hereza Atienza, ushtruese e detyrës së shefes për Operacione Aktuale në Divizionin e Operacioneve të Stafit Ndërkombëtar. Sipas njoftimit të misionit paqeruajtës të Aleancës në Kosovë, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin në ruajtjen e stabilitetit në vend. Ulutash ka riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe transparente. Nga KFOR-i u theksua se misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me synim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët. Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secila në rolin e saj si reaguese ndaj çështjeve të sigurisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …