BE: Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde e procedura ligjore, në përputhje me ligjin në fuqi, jo në konsiderata

Bashkimi Evropian, është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Kosovë, më saktësisht me certifikimin e partive politike, duke thënë se ‘‘mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioz’. Këtë koment, BE e ka ndërlidhur me Listën Serbe, parti kjo e cila fillimisht nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por që më pas vendimi i këtij organi është anuluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. BE-ja thotë  se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike, dhe se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioz.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …