Bedri Halimi: Disa vaki (pseudo) historianësh

Disa vaki (pseudo)historianësh
1. Dikush nga historianët, njëherë ka shkruar keq për dikë, e më vonë ka shkruar mirë për të njëjtin person. Pishman historian.
2. Dikush nga historianët ka shkruar kundër Isa Boletinit, Idriz Seferit duke i quajtur tradhëtar. Nga qëllimi dhe instrumentalizimi. Ka shkruar kështu duke menduar se janë gjallë. Se për të gjallët shkruhet keq apo jo?
3. Dikush nga historianët ka marrë mistri në secilën dorë dhë lëmon herë në të majtë herë në të djathtë. U bë moler i historisë.
4. Dikush nga historianët kur ja nis me folë për ndonjë personalitet, e pasi flet gjatë, pastaj ndalet, dhe ja nis e fol për veten, duke e harruar për cilën temë është duke folur. I këndon këngë vetvetes.
5. Dikush nga historianët, e harron misionin për ku është nisur, instrumentalizohet për hirë të politikës ditore. Është bërë historian i të gjitha kohërave.
6. Dikush nga hisorianët i jep aq shumë vetes kompetenca për ta rrëfyer historinë, sa që gjatë rrëfimit duket sikur po tregon përralla.
7. Dikush nga historianët, duke vrapuar për ta shpërlarë veten e vetbaltosur, vazhdon me logjikën e mohimit mekanik të ngjarjeve e periudhave historike, sikur të punonte në pastrim makinash.
8. Dikush nga historianët u shkurorëzua nga leximi i librave të historisë, pa le pastaj edhe nga shfletimi i dokumentave nëpër arkiva. Historiani që nuk lexon është i barabartë me atë nuk di të lexoj.
9. Të gjithë këta sa ishte gjallë Ali Hadri donin ta hanin (edhe përmes pushtetit). Tani kapen për aletet e Ali Hadrit duke i treguar meritat se si dikush ja ka fërkuar, dikush ja paska lëmuar…demek aletet pra. Por, ja që nga fërkimi i tepërt gati i patën shkaktuar plagë aleteve të Ali Hadrit, kurse ata që ja lëmuan, ja kanë prish disponimin Ali Hadrit, sepse ja kanë xigluar si shumë.
10. Dikush që akoma është gjallë, emrin e Ali Hadrit e përdorin si trampolinë, për të hipur majave të institucioneve të caktuara, prandaj nuk mundohen të marrin mundin për të ja botuar kompletin e krijimtarisë shkencore të Ali Hadrit.
P.S
Shyqyr që disa historianë të ri, nuk kanë asnjë lakmi për t’i bërë këto gjëra të këtyre pleqve, prandaj ka shpresa se historia shqiptare nuk do të mund të instrumentalizohet për asnjë arsye e as qëllim jashtshkencor.

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Cami

Tefta Cami: “Brigada e XVIII-të Sulmuese dhe dëshmorët e familjes Cami – kujtesë historike për LANÇ-in dhe sakrificat e harruara”

Përshëndetje, z. Alush Stojku! E lexova shkrimin tuaj dhe më vjen mirë, që keni shkruar …