Bedri Halimi: KRIMET E SHTETIT SERB NË MASAKRËN E DUBRAVËS

Në burgun e Pozharevcit kishte ardhur Arkani, dhe kërkonte kriminelë që ishin për vrasje. Kërkonte t’i binte në Kosovë vetëm për këtë masakër. Ndër ata që kishte ardhur ishte Sinisha Petriq i quajtur Zenica, i cili e ka udhëhequr stafin e burgut, po ashtu edhe drejtorin. Çka ka dashur ka bërë deri sa kanë filluar bombardimet. Ishte 30-32 vjet dhe fillimisht ishte i dënuar me 20 vite për vrasje.

Burgjet e Kosovës vazhdimisht ishin të mbushura me shqiptarë. Me rastin e fillimit të luftës në Kosovë, Serbia gjatë vitit 1998 i largoi shumë të burgosur, për ti transferuar ata nëpër burgje të Serbisë, me arsyetimin se nuk kishte siguri tashmë në Kosovë për jetën e të burgosurve, kurse në fakt, qëllimi ishte që të liroheshin vendet nëpër burgjet e Kosovës, për shkak se Serbia vazhdimisht parashikonte burgosjen e të rinjve shqiptarë në njërën anë, dhe në anën tjetër, njerëzit që ishin larguar nga Kosova në burgjet serbe, duhej që të kishin një trajtim më “profesional” sipas përvojes së shtetit serb.

Për trajtimin e tyre që u është bërë nëpër burgjet serbe, mbase dihet dhe nuk ka nevojë të flitet shumë, për arsye se trajtime të tilla shqiptarëve u janë bërë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në të gjitha burgjet ish Jugosllave, si Goli Otoku, Lepogllava, Gospiqi në Kroaci, Burgu i Lubjanës në Slloveni, Burgu i Sarajevës, Foqës, Zenicës në Bosnje e Hercegovinë, Burgu i Idrizovës në Shkup, Burgu i Nikshiqit, Titogradit në Mal të Zi, dhe në Serbi burgjet e Nishit, CZ-ja e Beogradit, Pozharevcit, Novi Sadit, Sremska Mitrovicës etj.

Aq më tepër nuk ka nevojë të flitet për trajtimin e shqiptarëve në burgjet serbe në kohën e fillimit të luftës në Kosovë.

Rikthimi dhe trajtimi 

Sapo filluan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe poziconeve serbe, shteti serb, ndërmorri një akt të çuditshëm, atë të rikthimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet serbe në burgjet e Kosovës. Themi i çuditëshëm, jo për shkak të mendësisë serbe, por për shkak të arsyetimit të ndërmarrjes së këtij veprimi të shtetit kriminal serb. Largimi u bë në prag të fillimit të luftës me arsyetimin e mungesës së sigurisë për të burgosurit, kurse tashmë, kur lufta kishte filluar, madje edhe nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë, të burgosurit shqiptarë Serbia po i rikthente në mënyrë të organizuar. Kur siguri nuk paskësh pasur për të burgosurit shqiptarë, kur filloi lufta, tashmë kur kjo kishte arritur kulminacionin, lind pyetja se çfarë sigurie tani kishte në Kosovë?

Të gjithë të burgosurit e dinin se hyrja në çdo burg të ri, vazhdimisht shoqërohej me “mikpritje” të veçantë, apo speciale, duke i pritur kordoni i policisë e gardianëve, nëpër të cilën duhej të kalonin të burgosurit duke u rrahur.

Edhe pas vendosjes në burg, rrahja për të burgosurit tashmë ishte terapi e përditshme, të cilat shoqëroheshin më provokime të shumta e të ndryshme, varësisht kujt çka i binte ndërmend në momentin e caktuar.

Realizimi i skenarit 

Skenari për të cilin i kishin sjellur të burgosurit shqiptarë, po realizohej. Pas shumë provokimesh të forcave serbe nga arsenali luftarak që gjendej qëllimisht i strehuar në objektet e burgut të Dubravës, arritën që një ditë forcat e NATO-s ti detyronin që tu përgjigjeshin këtyre sulmeve kundërajrore të forcave serbe. NATO, në këtë moment nuk e dinte se Serbia aty kishte sjellur të burgosurit shqiptarë, për ti përdorur ‘mish për top’. Por meqenëse planet serbe me këtë nuk u realizuan, për vrasje në masë të burgosurve shqiptarë nga bombardimet e NATO-s, përkundër faktit se të burgosurit i kishin detyruar të qëndronin në kuzhinë të grumbulluar, forcat serbe tashmë e shihnin momentin e përshtatshëm për ta realizuar skenarin paraprak, për të bërë masakra, në mënyrë që pastaj për të gjitha ti fajsonin forcat e NATO-s. Për këtë tashmë i kishin bërë edhe xhirimet me kamera nga gazetarët e porositur nga shteti serbë, që ti përdornin si dëshmi. Pastaj, vazhdoi ekzekutimi i skenarit serb, me pushkatimet e të burgosurve, pas rreshtimit që u kishin bërë me pretekstin se do ti numëronin dhe do ti dërgonin në burgun e Nishit, sepse këtu “nuk ka siguri”.

Por këtu nuk mbaroi e gjithë kjo katrahurë. Tani filluan përndjekjet për likuidimin e çdo njeriu të gjallë kudo që e takonin. Në të katër anët e burgut, jashtë mureve të tij, qëndronin forcat serbe të pozicionuara në istikame. Meqenëse nga bombardimet ishin hapur disa vrima në muret e burgut, sa që mund të kalonte njeriu nëpër to, serbët kishin përgaditur edhe kurtha për ti joshur të burgosurit që të tentonin të iknin, ku pastaj përjashta do të priteshin me rafale.

 

Mbijetesa dhe të vrarët 

Këtu nuk mund të bëhej fjalë për ndonjë rezistencë të burgosurve, por edhe në këto rrethana kur vdekja ishte mbi kokën e secilit, të gjallët, nuk ndejtën duarkryq. Ata u organizuan tu jepnin ndihmë njeri tjetrit për ata minuta e atë kohë që mund të kishin mundësi, dhe në format që dinin në momentet e tilla.

Përpos ndihmës së dhënë ndaj të plagosurve, të burgosurit e gjallë, janë marrë edhe me të vrarët, duke vepruar sipas kushteve dhe mundësive që kishin në këto rrethana të jashtzakonshme. Numri i tyre, sakt nuk dihet nga të gjithë të burgosurit, sepse secili prej tyre numërimin e ka bërë në rrethana të jashëzakoshme. Secili që ka pasur mundësi, dhe e ka njohur dikë, e ka kthyer mbarë, e ka mbuluar me diçka dhe i ka vendosur në një letër të shkruar emrin e mbiemrin, të cilën ja kanë vendosur kudo që kanë mundur, në xhep, në gjoks, në dorë, e madje edhe në gojë.

Pas gjithë këtij tmerri, si duket të bindur se kanë vrarë mbi gjysmën e të burgosurve shqiptarë, kriminelët serbë, vendosin ta shikojnë bilancin e kësaj masakre, për të parë se deri ku e kanë kryer detyrën e marrë nga instancat me të larta shtetërore përmes zingjirit komandues.

Përpos fatit të të vrarëve e të mbijetuarve, një episod të vete është fati i shumë të burgosurve shqiptarë të plagosur, të cilët edhe në gjendje të tillë çfarë ishin, u bartën sikur të kishin qenë thasë patatesh, duke i vendosur njëri mbi tjetrin, ku vuajtjet e tyre nuk u ndalen as në burgun e Lipjanit dhe as pastaj në burgjet serbe, ku u transferuan sërish.

Ukshin Hoti 

Për përsonalitetin e Ukshin Hotit, është folur e është shkruar në mënyra të ndryshme. E vërteta për fatin e tij duhet të zbardhet patjetër. Përgjegjës për këtë është shteti serbë përmes zingjirit komandues deri te drejtori i burgut e gardiani Brako Komatina. Si u bë që ai të lëshohet ditën e diel, kur një praktikë e tillë, nuk ka qenë as në kohën kur nuk ka pasur luftë, që të burgosurit të lirohen të dielave. Për këtë duhet dhënë përgjigje përgjegjësit e burgut. Në këtë rast, pas arrestimit të Sinisha Petriqit, gjërat ndoshta do të fillojnë të zbërthehen. Kjo duhet të ndodh edhe për faktin se Serbia, ndonëse ishte hartuese dhe realizuese e këtij skenari antinjerëzor, ajo do të bëjë përpjekje që ta përmirësoj imazhin e vet para botës, edhe duke i zbuluar disa gjëra, edhe duke i pranuar disa gjëra, por të gjitha këto, duke u munduar ti ‘arsyetoj’, se ‘përgjegjëse për këto veprime gjenocidale janë individët e caktuar dhe jo shteti serb’.

Kriminelët kanë emra 

Pjesëmarrësit në kryerjen e të gjitha këtyre krimeve, kanë emër e mbiemër. Disa prej tyre i kanë njohur vetë të burgosurit politik, e veçmas disa të burgosur ordinerë shqiptarë, të cilët janë trajtuar njëjtë, sikur të burgosurit politik. Në këtë burg ka pasur zingjir komandues, kështu që nuk është vështirë për ti zbuluar të gjithë kriminelët që kanë marrë pjesë në këtë masakër. Por në këtë rast, po i sjellim disa të dhëna nga të burgosurit shqiptarë për emrat e kriminelëve serbë, duke filluar që nga drejtori i burgut e deri te të burgosurit serbë.

Rolin kryesor e ka pasur Aca Rakoqeviqi, i cili ka bërë një mobilizim të shpejtë me të burgosurit serbë që kanë qenë aty, sepse edhe ata kanë marrë pjesë në këtë masakër. Pikrisht ishte Aca Rakoqeviq, ndër ata që i kanë thirrur të burgosurit, pas bombardimeve për të dalë në oborrin e burgut, kinse me i transferuar diku tjetër.

Pastaj është një komandat që i kanë thënë Miki, të cilin me këtë emër e kanë njohur të gjithë të burgosurit.

Tjetër gardian që ka marrë pjesë në masakër ka qenë Mitri, ishte nga Baja e Pejës. Ai ka qenë si vullnetar në luftën e Bosnjës, dhe në Dubravë me një gardian tjetër u tregonin kolegëve të tyre për vrasjet që i kishin kryer në Bosnjë. Kanë marrë pjesë në vrasjet dhe torturimin çnjerëzor të shqiptarëve në Dubravë.

Mitri, gjatë masakrës ka qenë në karakollë dhe në momentin që të burgosurit i vendosen te muri, pas pushkatimit, Mitri nga karakolla gjuante me snajper në ata që i kanë mbijetuar sulmit të parë, duke vrarë secilin me radhë nga pozicioni që kishte. Sipas dëshmisë së të mbijetuarve nja 20 herë ka gjuajtur me snajper për të vrarë. Ishte i veshur me rroba të gardianëve dhe pa maskë. Në pavijonin tjetër, ishte një tjetër gardian që së bashku me Mitrin i kanë maltretuar shumë të burgosurit.

Ka pasur edhe disa të burgosur serbë, që janë bashkuar me ata, si për shëmbull njerin që e quanin Miga, i cili ka qenë pjesëmarrës i masakrës dhe ka qenë shumë i tmerrshëm në kryerjen e masakrave.

Pastaj ka qenë Miki Vidiç, komandant i burgut dhe Aleksandër Rakoçeviç drejtor i burgut. Ka qenë edhe një Aca tjetër, zëvendës i Miki Vidiçit që ka marrë pjesë në vrasjet ndaj shqiptarëve.

Në vazhdën e vargut të kriminelëve serbë ishte edhe gardiani Moma i cili pas bombardimeve është shëndrruar në kriminel. Ai edhe para bombardimeve kishte ardhur me një gardian tjetër, që i ka rrahur të gjithë të burgosurit shqiptarë që nga dhoma e parë deri në dhomën e fundit.

Në aksionin e hedhjes së bombave nëpër puseta ku ishin të strehuar të burgosurit, kryesisht udhëhiqte drejtori i burgut, sepse në burgun e Pozharevcit kishte ardhur Arkani, dhe kërkonte kriminelë që ishin për vrasje. Kërkonte t’i binte në Kosovë vetëm për këtë masakër. Ndër ata që kishte ardhur ishte Sinisha Petriq i quajtur Zenica, i cili e ka udhëhequr stafin e burgut, po ashtu edhe drejtorin. Çka ka dashur ka bërë deri sa kanë filluar bombardimet. Ishte 30-32 vjet dhe ishte i dënuar me 20 vite për vrasje.

Zenica, edhe pse vet i burgosur, ka qenë i mobilizuar, thuhet madje se ishte graduar në gradën kapiten nga Arkani. Pas bombardimit Sinisha Petriç ka qenë udhëheqësi i krejt vrasjeve.

Një i burgosur tjetër serbë me emrin Vllada ishte një i burgosur në Serbi (është edhe në foto me arme në dorë), që ka bërë masakër të madhe. Edhe nga karakollët është parë duke u shoqëruar me gardianët. Pas pushkatimit kishte të veshura rroba të gardianëve.

Është një rast që një i burgosur serbë ka kundërshtuar ta marrë armën. Quhej Zoran, dhe ishte në burg, sepse kishte vrarë nënën e tij. Edhe këtë e kanë rrahur shumë, sepse nuk pranonte ta merrte armën. Zorani ishte nga rrethi i Istogut.

Zorani ka deklaruar se “në pyetje ishte me ju pushkatuar të gjithëve” dhe “këtë urdhër e kishte dhënë Sinisha”, sepse Aca Rakoqeviq ka thënë që “mjaft kemi vrarë dhe ky është një urdhër nga Ministria”. Madje Zorani ishte prezent kur ka dashur Sinisha Petriq ta vras Aca Rakoqeviqin, sepse ai thoshte mjaft kemi vrarë.

Gardiani Branko ishte ai që e kishte marrë Ukshin Hotin. Pastaj ka qenë gardiani Mance etj.

Emrat e disa nga gardianëve që kanë punuar në burgun e Dubravës janë:

Zhivkoviq Krnina; Tripkoviq Zvonko; Petriq Sasha Aleksander; Stanimir Lushiq; Nebojsha Branko Gjuriq; Goran Slavko Gjuriq; Boshko Slavko Gjuriq; Sinisha Milosav Lushiq; Branko Komatina etj.

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …