Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: Ligjëratat për gjykatën e Hagës te rinia e Kosovës – sinjal i keq për përfundimin e procesit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

Tashmë kur procesi gjyqsor kundër ish krerve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit, për çudi të të gjithve, akoma pa u mbajtur seancat e fundit të paralajmëruara, e ku fjalën përfundimtare do ta kenë të akuzuarit, në disa fakultete dhe shkolla të mesme në Kosovë doli një “ide” me një praktikë “gjeniale” të veprimit, për t’u spjeguar nxënësve dhe studentëve shqiptarë “vlerat” humane të gjykatave, përkatësisht të gjykatës së Hagës.

Nuk e dimë se një praktik e tillë a është zbatuar nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte në ish Jugosllavi (në Serbi, në Kroaci dhe në Bosnjë), por tashmë e mësuam se ligjeratat e tilla “empatike” dhe “informuese” në emër të gjykatës së Hagës, kanë filluar të mbahen në Kosovë.

Nga gjykata e Hagës u dha informacioni se njëfarë shoqate e ka marrë përsipër të ligjeroj për drejtësi, përkatësisht për gjykatën e Hagës te rinia e Kosovës. Dhe kjo shoqatë emrin e ka “Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut (YIHR)”, e që në praktikë, përkthyer shqip i bie që kjo shoqatë bën transmetimin e mesazhit të gjykatës së Hagës te rinia e Kosovës.

Institucionet që nga Ministria e Arsimit, Drejtoria për Arsim në nivelin e Komunës së Prishtinës, Fakultetet e deri te drejtoritë e ndonjë shkolle, arsyetohen në mënyra të ndryshme. Përgjigjet e ndryshme të secilave veç e veç, të nxjerrin në konkludimin e vetëm se këtu nuk ka të bëjë as me informim juridik dhe as me humanizëm, por këtu ka të bëjë vetëm me qëllim dhe me paralajmërim për realizimin e këtij qëllimi.

Duke patur parasysh një varg shkeljesh të të drejtave elementare të njeriut, që u janë bërë të paraburgosurve në Hagë, e të cilat tashmë janë përmendur nga disa institucione, përfshirë këtu institucionin e Avokatit të Popullit; Duke patur parasysh edhe praktikën e zhvillimeve brenda gjykatës (herë para perdes e herë pas perdes), për çdo njeri racional është e kuptueshme se këtu fjala është për tentimin për “zbutjen” e tërë mllefit popullor lidhur me përfundimin fatal të mundshëm të aktgjykimit në shkallën e parë të kësaj gjykate antishqiptare, mjerisht e quajtur e Kosovës.

Përndryshe cila është arsyeja dhe misioni, që kjo shoqatë, ka pranuar ta luaj rolin destruktiv në këtë tragjikomedi të gjykatës së Hagës?

Cila është arsyeja që gjykata e Hagës pak para përfundimit të procesit gjyqësor, i jep të drejtë një shoqate për ta kryer misionin e tillë?

A do ta lejonte kjo gjykatë ndonjë shoqatë, që të fliste diçka në kundërshtim me misionin e saj?

Aq më tepër kur kjo gjykatë nuk lejoj që edhe për çështje humane të marrin pjesë të akuzuarit në rastet e vdekjeve familjare?

Ku është humaniteti i kësaj gjykate: në njërën anë nuk lejon të arrestuarin që të marrë pjesë në varrim, e në anën tjetër lejon një të ashtuquajtur shoqatë që në emër të saj të mbaj ligjerata për këtë Gjykatë para rinisë shqiptare?

Dhe për të qenë e keqja edhe më e madhe: institucionet e caktuara në Kosovë, në vend se ta ngrisin zërin fuqishëm për këtë manipulim të tejdukshëm, gjendet ndonjë e tillë si OVL që të deklaroj se, a duhet a nuk duhet me u shkarku drejtori i shkollës përkatëse? Pra nuk merret me esencën e problemit në mënyrë esenciale, por merret me periferinë e çështjes!

Padyshim mjerim, mjerim, mjerim edhe për OVL-në.

A është mjerim edhe për institucionet shtetërore nëse nuk reagojnë me shkarkime dhe marrje në përgjegjësi të të gjithë këtyre akterëve të kësaj drame përkatësisht kësaj tragjikomedie të të burgosurve të UÇK-së në Hagë.

Padyshim se qëllimi i këtij skenari është tragjik, kurse forma e veprimit është komike.

E megjithatë komikja ekziston për shkak të tragjikës!

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes

Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë …