Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: Ligjëratat për Hagën te rinia – përgatitje për një aktgjykim fatal kundër krerëve të UÇK-së

Analisti Bedri Halimi ka reaguar ashpër ndaj organizimit të ligjëratave për Gjykatën e Hagës nëpër shkolla të mesme dhe fakultete në Kosovë, duke i cilësuar ato si “sinjal i keq” dhe paralajmërim për një skenar të rrezikshëm politik e propagandistik në prag të përfundimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Halimi thekson se është tejet e dyshimtë që pikërisht tani, kur ende nuk janë mbajtur seancat përfundimtare dhe fjala e fundit e të akuzuarve, po shfaqet një “ide gjeniale” për t’ua shpjeguar nxënësve e studentëve shqiptarë “vlerat humane” të gjykatës së Hagës. Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë as me informim juridik dhe as me humanizëm, por me një qëllim të qartë: përgatitjen psikologjike të opinionit për një aktgjykim të mundshëm fatal në shkallën e parë. Ai ka vënë në pikëpyetje edhe rolin e shoqatës “Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut”, e cila, sipas informatave, po mban këto ligjërata në emër të gjykatës. “Në praktikë kjo i bie që kjo shoqatë po transmeton mesazhin e Gjykatës së Hagës te rinia e Kosovës”, thekson Halimi, duke ngritur pyetjen se pse pikërisht kësaj shoqate i është dhënë një rol i tillë dhe nëse gjykata do ta lejonte ndonjë organizatë të fliste diçka në kundërshtim me misionin e saj.  Qëllimi i këtij skenari është tragjik, kurse forma e veprimit është komike.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë për ligjëratat nga Gjykata Speciale

Për ligjëratën e mbajtur me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ka …