Bedri Hamza e Ramush Haradinaj janë deklaruar për krijimin e një qeverie me partitë opozitare

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë së re. Ai ka theksuar se shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshim dhe se opozita do të punojë për krijimin e një alternative qeverisëse. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkimin dhe bashkëpunimin. Prandaj, ne kemi përgjegjësi t’u japim qytetarëve qeverinë që ata duan dhe që e kanë votuar, deklaroi Hamza në një konferencë për media. Në të njëjtën linjë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Ai ka theksuar se është i gatshëm të ndihmojë në formimin e një qeverie nga partitë opozitare. Unë mendoj që është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës, por kurrsesi me Kurtin,  ka deklaruar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …