Bedri Hamza: Kurti në panik nga rënia, po lëshon sulme të ulëta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po përdor sulme personale për të fshehur rënien e tij politike dhe humbjen e mbështetjes publike. Qasja e Kurtit ndaj administratës, drejtësisë dhe mediave është dëshmi e mungesës së tolerancës politike dhe e një mentaliteti përjashtues. Hamza theksoi se është jashtë çdo logjike që administrata e shtetit të shihet përmes lenteve partiake, duke nënvizuar se pluralizmi politik është vlerë themelore e Kosovës. “Në institucione ka njerëz me bindje të ndryshme, dhe kjo është normale. Askush nuk është lëvizur nga unë për bindjet e tij politike. Kjo është demokracia”, theksoi ai. Duke folur për stilin e tij të punës, Hamza theksoi se vendimet e tij nuk janë as autoritare e as të pakontrolluara. “Vendimmarrja ime është e analizuar, e konsultuar dhe e përgjegjshme. Kam punuar me shumë kryeministra dhe kryetarë, gjithmonë duke respektuar hierarkinë institucionale. Kur e jap fjalën, e mbaj”, deklaroi ai. Sa i përket deklarimeve të Kurtit, lideri i PDK-së tha me ironi se paniku është i dukshëm. “Kur nis zbritja në sondazhe, atëherë rrëshqitja mund të përshpejtohet vetë. Kjo po i ndodh Kurtit”, u shpreh Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Dënimi i Serbisë për gjenocid do të ishte fitore historike për Kosovën

Ish-nënkryetari i OVL – UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar publikimet e fundit të gazetës gjermane …