Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se Mitrovica asnjëherë nuk ishte e ndarë në Bajgorë, Drenicë e rrafsh i Kosovës. Hamza shtoi se Mitrovica ishte qyteti që bashkoi të gjithë Kosovën pa dallime mes zonave të ndryshme, dhe se tendencat për ta ndarë qytetin në mëhalla e fise janë qasje raciste, të dëmshme dhe përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë që t’i hasmërojë shqiptarët. Ai ka shtuar se Mitrovica çdo herë ka qenë qytet i zhvillimit ekonomik, si dhe epiqendër e zhvillimit kulturor dhe emancipimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
