Bedri Hamza paralajmëron krizë besimi, kërkon rinumërim të plotë të votave

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zbulimit të mospërputhjeve gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave, duke e cilësuar fenomen shqetësues dhe duke kërkuar një rinumërim të plotë në të gjithë Kosovën. Ai paralajmëron se çdo vonesë nga institucionet përgjegjëse do të minojë besimin qytetar në procesin zgjedhor. Hamza ka theksuar rëndësinë e veprimit të menjëhershëm nga institucionet. “Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë”, ka shkruar ai. Ai ka shtuar se institucionet kanë detyrim kushtetues për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe ka paralajmëruar pasojat e mundshme të mosveprimit. “Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, ka theksuar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Rënia e Komandantit Ahmet Kaçiku – Mburoja e Reçakut dhe betimi i përjetshëm për liri

Më 19 janar 1999, në fshatin Reçak, ra duke luftuar kundër forcave ushtarake dhe policore …