Të premten në mbrëmje, Ura e Re e Ibrit në Mitrovicë është përmbytur nga uji, duke shkaktuar dëme materiale dhe pezullim të përkohshëm të punimeve në këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor Ndërtimi i kësaj ure ka qenë më herët objekt debatesh dhe shqetësimesh për sigurinë dhe ndikimin e saj në rrjedhën e lumit Ibër. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kishte paralajmëruar më herët se struktura e urës mund të paraqesë rrezik për përmbytje në rast të reshjeve të dendura. “Nuk jam ekspert i ndërtimit të urave, por kam dilemat e mia. Në konsultim me profesionistë të fushës, më është thënë se në të ardhmen kjo urë mund të kthehet në shkaktar të vërshimeve në Mitrovicë”, kishte deklaruar Hamza në një intervistë të mëparshme. Incidenti i së premtes ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për standardet e projektimit dhe mbikëqyrjes së punimeve, ndërsa qytetarët kërkojnë nga autoritetet lokale dhe qendrore transparencë për shkakun e përmbytjes dhe masat parandaluese që do të ndërmerren për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
