Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza pas vendimit të Speciales, sjellje arbitrare që minojnë besimin në drejtësi

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që refuzoi mocionin e mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së. Hamza e ka cilësuar këtë vendim si “shumë zhgënjyes dhe arbitrar”, duke theksuar se ai po e cenon rëndë besimin e qytetarëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare. “Shumë zhgënjyes vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale për mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së. Sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit tonë në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik”, ka shkruar Hamza. Ai ka kujtuar se Gjykata Speciale ishte krijuar si një akt besimi ndaj drejtësisë ndërkombëtare, por tani, sipas tij, kjo gjykatë po perceptohet si instrument për realizimin e agjendave politike. Në reagimin e tij, Hamza ka qenë i prerë në qëndrimin se Kosova nuk do të lejojë komprometimin e luftës për liri dhe rishkrimin e historisë, duke nënvizuar se UÇK-ja është një pjesë e pandashme e identitetit të shtetësisë kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Ngjarja e 3 shtatorit 1878: Shqiptarët e Lidhjes së Prizrenit vrasin Mehmet Ali Pashën

Më 3 shtator të vitit 1878 forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të udhëhequra nga …