Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se kjo parti do të vendosë në bazë të zhvillimeve nëse do të marrë pjesë ose jo në seancën e Kuvendi i Republikës së Kosovës për votimin e presidentit. Duke folur për media, Hamza tha se vendimi për hyrjen në sallën e Kuvendit do të varet nga rrethanat dhe zhvillimet politike në ditët në vijim. Ai u pyet edhe për mundësinë që të mos ketë më shumë se një kandidat për president, pasi deri tani është përmendur vetëm emri i Glauk Konjufca. Sipas procedurave, për thirrjen e seancës së votimit duhet të ketë më shumë se një kandidat. “E pra, çfarë do të ndodhë, t’ia lëmë kohës, ashtu që mos të paragjykoj. Ndoshta partia ka të tjerë, ndoshta koalicioni qeverisës i ka dy kandidatë”, ka deklaruar Hamza. I pyetur nëse deputetët e PDK-së do të hyjnë në sallën e Kuvendit në rast se thirret seanca, ai u shpreh shkurt se vendimi do të merret në përputhje me zhvillimet politike që do të ndodhin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
