Bedri hamza

Bedri Hamza premton 150 milionë euro për barna esenciale dhe trajtim falas për të sëmurët kronikë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një tubimi në Malishevë ka premtuar dyfishim të buxhetit për furnizim me barna esenciale, duke e çuar atë në 150 milionë euro. Hamza u zotua se të sëmurët kronikë dhe pacientët e prekur nga kanceri nuk do të ballafaqohen më me mungesën e barnave. Ai theksoi se programi i tij synon zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përkrahjen e bizneseve. “Ne kemi një vizion të qartë për ta ndryshuar Kosovën për më mirë. Do të investojmë në sektorin privat dhe do të mbrojmë të drejtat e punëtorëve. 150 milionë euro – dyfishim i buxhetit për furnizim me barna esenciale. Asnjë i sëmurë kronik dhe asnjë pacient me kancer nuk do të mbetet pa trajtim adekuat”, deklaroi Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …