Bedri Hamza u premton banorëve të Bairit në Mitrovicë çerdhe, shteg biçikletash, ndriçim dhe infrastrukturë moderne

Bedri Hamza u premton banorëve të Bairit në Mitrovicë çerdhe, shteg biçikletash, ndriçim dhe infrastrukturë moderne

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sonte ka takuar banorët e lagjes Bair të Mitrovicës. Ai u ka premtuar atyre përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe jetësore. “Një takim shumë miqësor me banorët e lagjes Bair, ku bashkëbiseduam për problemet dhe brengat e tyre. Në këtë pjesë të Mitrovicës do ta ndërtojmë shtegun e biçikletave dhe do ta rregullojmë ndriçimin publik gjithandej lagjes, duke përmirësuar njëherësh edhe infrastrukturën rrugore. Në pjesën e epërme të lagjes Bair do ta ndërtojmë edhe një çerdhe, e cila do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e vegjël, deri sa prindërit ta përfundojnë orarin e tyre të punës. Qyteti i Mitrovicës, çdo lagje dhe fshat i saj, meriton kujdes më të madh nga qeverisja komunale. Bashkë për një jetë më të mirë. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …